Flash

"Më hoqi reçipetat në pishinë..." anglezja denoncon 31 vjeçarin shqiptar për përdhunim

Lapsi.al 18 August 2018
"Më hoqi reçipetat në pishinë..." anglezja

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi nën akuzën se ka tentuar të përdhunojë një turiste 21 vjeçe nga Anglia. Lajmin e bëjnë të ditur këtë të shtunë mediat lokale, por pa raportuar detaje lidhur me gjeneralitetet e shqiptarit.

Arrestimi erdhi pas denoncimit që 21-vjeçarja bëri paraditen e djeshme, rreth orës 11, në departamentin e policisë së Rodosit. Vajza tha se shqiptari u përpoq të kryente marrëdhënie seksuale me të, kundër dëshirës së saj. Sipas dëshmisë së vajzës publikuar nga mediat lokale, ajo tha në polici se: natën e shkuar shkoi në një bar të ishullit për t'u argëtuar ku edhe njohu 31-vjeçarin. Pasi e kaloi natën jashtë, në agim u ndodhën në pishinën e lokalit, ki ai nisi të bëhej i guximshëm, i hoqi reçipetat vajzës dhe nisi ta prekë në zonat intime. Por, ajo kundërshtoi duke u larguar dhe shkoi në polici ku bëri kallëzimin.

Kjo vuri në lëvizje efektivët që vunë në pranga shqiptarin.

Raportohet se shqiptari ka thënë pas arrestimit se pas asaj që ndodhi, ka kërkuar vajzën me qëllimin për ti kërkuar falje për ç’ka ndodhi dhe se ai nuk donte të bënte asgjë kundër vullnetit të saj.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

Me sytë katër

PAPARAZZI