Flash

Banderola në stadium "Mbro teatrin"/ FSHF urdhëron të hiqet nga fusha

Lapsi.al 18 August 2018
Banderola në stadium "Mbro teatrin"/ FSHF urdhëron të

Gjatë ndeshjes Tirana-Kamza që u luajt në "Selman Stërmasi" në kryeqytet, tifozët e Tiranës kanë shpalosur një banderolë ku shkruhej Mbro Teatrin. Siç shihet në foto, banderola është shkruar me ngjyrat bardheblu të skuadrës së Tiranës, por është hequr nga rojet e FSHF-së. Sipas urdhrit që kishin marrë rojet, kjo ka qenë një parrullë politike dhe si e tillë duhej larguar nga fusha.

Mësohet se delegati i FSHF-së ka deklaruar se pjesa e dytë nuk do të niste nëse banderola nuk do të hiqej.

Kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar protestohet tashmë prej muajsh. Qeveria pritet të rrëzojë dekretin e presidentit që shtyu në kohë shembjen e teatrit. Projekti i qeverisë parashikon ngritjen e disa kullave në qendër dhe një teatër të ri, me një projekt të kopjuar.  

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI