Flash

SPAK kërkon psikologë për shkak të presioneve ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

Për 2027, kërkohen 25 pozicione të reja pune për SPAK dhe 94 pozicione për Byronë Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të testimeve dhe verifikimeve të pasurisë dhe figurës së kandidatëve. Gjatë vitit 2026, SPAK ka marrë në shqyrtim qindra çëshjte të rëndësishme që vijojnë të jenë ende nën hetim.

20:35 Erion Abule

Kërkon dokumenta false? Në Shqipëri i ke gati për tre ditë shkruan Daily Mail

Lapsi.al 27 June 2018
Kërkon dokumenta false? Në Shqipëri i ke gati për tre
Vetëm për tre ditë pasi të jenë porositur, në Shqipëri ke gati karta identiteti të falsifikuara, sipas një investigimi të Daily Mail. Çmimi sipas gazetarëve shkon deri në 800 paund dhe me të, ata kanë blerë një kartë identiteti italiane që do të ishte e pranueshme në çdo pikë kontrolli të Britanisë së Madhe. Për 250 paund, gazetarët thanë se kanë blerë një kartë shëndeti, dhe që fare mirë mund të përdorej nga emigrantët për të përfituar disa nga shërbimet falas në shëndetësi. Daily Mail bën lidhjen me aftësisë për të falsifikuar dokumenta të krimit shqiptar dhe të disa rasteve kur terroristë, përdhunues apo hajdutë kanë përdorur të njëjtat mënyra për të hyrë në Europë.

Sipas gazetarëve, rreth 7 mijë vetë u kapën në përpjekje për të hyrë në BE me dokumenta false- shumica me destinacion Britaninë e Madhe. Këta persona ishin në numër më të madh, shqiptarë dhe ukrainas.

Daily Mail shkruan se gazetarët anglezë u njohëm me falsifikuesin përmes një ndërmejtësi dhe brenda 72 orësh kishin në dorë një kartë identiteti false me foton që donin, por me të dhënat e një shtetaseje italiane reale. Vendlindja ishte Monza, pranë Milanos dhe me detaje të marra nga regjistrat e shtetit italian.

Edhe në kartën e shëndetit, ishte numri me 16 shifra që lejonte hapjen e një llogarie bankare dhe trajtimin në qendrat spitalore në Itali. Sipas gazetarëve, dhjetëra mijëra shqiptarë kanë hyrë në Britaninë e Madhe në këtë formë. Një punonjës policie thotë për Daily Mail se: "Dokumentat janë të verifikuar. Njerëzit që hyjnë kontaktojnë të afërmit e tyre dhe tregojnë për dokumentat që kanë. Në këtë mënyrë krijohen klientë të rinj që paguajnë për dokumenta të tjera false. Prandaj ecën ky biznes".

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI