Flash

SPAK kërkon psikologë për shkak të presioneve ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

Për 2027, kërkohen 25 pozicione të reja pune për SPAK dhe 94 pozicione për Byronë Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të testimeve dhe verifikimeve të pasurisë dhe figurës së kandidatëve. Gjatë vitit 2026, SPAK ka marrë në shqyrtim qindra çëshjte të rëndësishme që vijojnë të jenë ende nën hetim.

20:35 Erion Abule

Analiza e DW: Shqipëria mori një “PO me kusht”

Lapsi.al 27 June 2018
Analiza e DW: Shqipëria mori një “PO me kusht”

“Po me kusht”: Vendet e Ballkanit Shqipëria dhe Maqedonia mund të shënojnë në kalendaret e tyre fillimin e bisedimeve të pranimit me Bashkimin Evropian. Megjithëse ato nuk do të zhvillohen aq shpejt sa kanë shpresuar. Fillimisht duhet të plotësojnë kushtet.

Shtetet e Bashkimit Evropian kanë rënë në parim dakord për fillimin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Por vendet duhet të tregojnë se po bëjnë përparime në reforma, para se bisedimet e para të fillojnë në fund të vitit tjetër, bënë të ditur diplomatët të martën (26.06) në Luksemburg, mbas bisedimeve të ministrave për çështjet evropiane të vendeve të BE.

Me fillimin e bisedimeve të pranimit, Bashkimi Evropian kërkon të shpërblejë të dy vendet për përpjekjet e bëra në fushën e reformave dhe t' i nxisë për reforma të tjera. "Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë "përparime që ia vlen të përmenden", tha ministri gjerman i shtetit për çështjet evropiane, Michael Roth, nga Partia Socialdemokrate. Përveç kësaj një rol luajnë interesat e politikës së sigurimit dhe interesat ekonomike.

Vendet e Ballkanit ndodhen midis Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të BE që ndodhen në kufirin evropian si Greqia, Bullgaria, Rumania, Hungaria dhe Kroacia. Si shumë e ndërlikuar shihet në Bruksel "boshllëku" i krijuar në mes të Bashkimit Evropian, ku mundohen aktualisht të rrisin ndikimin e tyre Rusia, Kina dhe Turqia.

“Ne duhet të pranojmë të gjithë që paqja, stabiliteti dhe demokracia në Ballkanin Perëndimor janë të një rëndësie të madhe për të gjithë ne në Bashkimin Evropian" - komentoi Roth.

Por deri sa Shqipëria dhe Maqedonia të bëhen vërtet anëtare të Bashkimit Evropian do kalojnë dhe disa vjet. Arsyet pse është kështu janë mes të tjerash deficitet në fushën e shtetit juridik, pavarësia e sistemit të drejtësisë dhe luftimi i kriminalitetit. Nëse janë plotësuar kriteret apo jo, vlerësohet nga shtetet anëtare me votim në secilin nga vendet.

Sipas të dhënave nga rrethet diplomatike marrja e vendimit nga vendet e BE u bë mbas zhvillimit të diskutimeve shumë të vështira. Kompromisi parashikon që fillimi zyrtar i bisedimeve të pranimit të kushtëzohet me një vlerësim tjetër të përpjekjeve për bërjen e reformave. Kështu për shembull Shqipëria duhet të tregojë edhe një herë se po bën përparime në fushën e shtetit juridik dhe luftimin e korrupsionit dhe të kriminalitetit të organizuar. Për Maqedoninë do të vlerësohen përparimet në luftimin e korrupsionit dhe reformën e administratës publike.

Që bisedimet e pranimit mund të kthehen mbrapsht apo të pezullohen krejt e tregon aktualisht rasti i Turqisë. Bisedimet me Turqinë, vend kandidat për pranim filluan më 2005, por aktualisht kanë ngrirë për shkak të zhvillimeve në vend.

E paqartë mbeti ditën e martë, se sa e lidhur është drita jeshile e vendeve të BE-së me pranimin e Shqipërisë, për të ndërtuar kampe pritëse për refugjatët. Kancelari austriak Sebastian Kurz dhe presidenti i Parlamentit Antonio Tajani, patën folur ditët e fundit për ngritjen e një kampi të tillë jashtë kufijve aktual të Bashkimit Evropian.

Një "Jo" për fillimin e bisedimeve të pranimit do kishte qenë goditje e fortë për Maqedoninë, e cila deklaroi para pak kohësh, se është e gatshme të ndryshojë emrin për të shuar grindjet shumëvjeçare me Greqinë.

Krah Maqedonisë dhe Shqipërisë kandidatë zyrtarë për pranim në BE janë edhe Mali i Zi dhe Serbia. Me këto vende janë madje duke u zhvilluar bisedime. Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova shihen si kandidate potenciale për bisedimet./DW

Të këshilluara

Vidhet shtëpia e gjyqtares së Durrësit

Është vjedhur shtëpia e gjyqtares së Durrësit, Dhurata Bilo. Vjedhësit kanë përdorur gur fresibel për prerje ndërsa raportohet e janë vjedhur vlera të konsid...

22:58

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI