Flash

SPAK kërkon psikologë për shkak të presioneve ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

Për 2027, kërkohen 25 pozicione të reja pune për SPAK dhe 94 pozicione për Byronë Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të testimeve dhe verifikimeve të pasurisë dhe figurës së kandidatëve. Gjatë vitit 2026, SPAK ka marrë në shqyrtim qindra çëshjte të rëndësishme që vijojnë të jenë ende nën hetim.

20:35 Erion Abule

Vrasja e biznesmenit të kafesë në Vlorë, arrestohet për moskallëzim krimi 28-vjeçari

Lapsi.al 27 June 2018
Vrasja e biznesmenit të kafesë në Vlorë, arrestohet për

Pas afro 1 muaji nga vrasja e biznesmenit të kafesë në Vlorë, Vasil Dervishaj, policia ka ndaluar gjatë ditës së sotme Donel.Sh., 28 vjeç, banues në Vlorë. Sipas policisë, ndalimi i 28-vjecarit është bërë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin Nr.169 të datës 20 qershor 2018, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë ”Arrest në burg” për veprën penale ”Moskallëzim krimi”.

Vrasja e biznesmenit të kafesë ndodhi në 4 qershor të këtij viti tek ish-kombinati i peshkut në lagjen ”Pavarësia’, ku i riu është qëlluar disa herë me armë nga persona ende të paidentifikuar në mjetin e tij tip ‘Ford’ me targa italiane “OD 476 AF” me të cilën po udhëtonte.

I riu ka tentuar të hapë derën e makinës për t’u larguar, por nuk ka mundur dot dhe ka ndërruar jetë jashtë mjetit të tij. Vasil Dervishaj ishte pronar i dy bizneseve në Vlorë si dhe tregtar kafeje.

Dy nga pistat kryesore ku po heton policia është ajo për shkak të konkurrencës si dhe për prishje të pazareve të drogës. 29-vjecari ka qenë i dënuar edhe më herët për trafik droge, ndërsa para një viti e gjysmë ka pasur një debat me një tregtar tjetër të kafesë.

Të këshilluara

Vidhet shtëpia e gjyqtares së Durrësit

Është vjedhur shtëpia e gjyqtares së Durrësit, Dhurata Bilo. Vjedhësit kanë përdorur gur fresibel për prerje ndërsa raportohet e janë vjedhur vlera të konsid...

22:58

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI