Flash

SPAK kërkon psikologë për shkak të presioneve ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

Për 2027, kërkohen 25 pozicione të reja pune për SPAK dhe 94 pozicione për Byronë Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të testimeve dhe verifikimeve të pasurisë dhe figurës së kandidatëve. Gjatë vitit 2026, SPAK ka marrë në shqyrtim qindra çëshjte të rëndësishme që vijojnë të jenë ende nën hetim.

20:35 Erion Abule

Shkruan Politico.eu: Ministrat e BE shtyjnë vendimin e pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë

Lapsi.al 27 June 2018
Shkruan Politico.eu: Ministrat e BE shtyjnë vendimin e pranimit të

Me siguri që për qeverinë shqiptare ky është një spekullim por Politico.eu shkruan se negociatat nuk u hapën, por u shtynë për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Eshtë gazetari Jacopo Barigazzi që raporton se "dy vendet e Ballkanit duhet të bëjnë progres në përmirësimin e sunditmit të ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar". 

Shkrimi i plotë më poshtë:

LUXEMBOURG — Dera për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE mbetet e mbyllur, të paktën deri në Qershor 2019, por anëtarësimi mbetet një ofertë, nëse vendet bëjnë progres me reformat- vendosën të Martën ministrat e BE.

Gjatë një mbledhjeje maratonë të Këshillit të Ministrave të martën, shumica e vendeve anëtare diskutuan më favor të hapjes së bisedimeve për anëtarësim që tani, por Franca dhe Hollanda, me mbështetjen e Danimarkës, ishin kundërshtueset kryesore, thanë diplomatët.

Rezultati i diskutimeve ishte një tekst kompromisi ku Këshilli thotë se “bie dakord që të përcaktojë rrugën drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në qershor të vitit 2019.”

Megjithatë, të dy vendet duhet të tregojnë progres me reformat në fusha si lufta ndaj korrupsionit dhe përmirësimi i sistemeve të tyre të drejtësisë.

Këto hapa do të vlerësohen në një raport të ardhshëm të Komisionit Europian dhe “në varësi të progresit të bërë”, do të mbahet një konferencë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë “nga fundi 2019-ës”.

Në Prill, Komisioni mbështeti nisjen e bisedimeve dhe rekomandoi pranimin nga Këshilli, megjithatë vetë Komisioni vuri në dukje disa mangësi në përgatitjen e të dy vendeve.

Perspektiva e futjes në radhë për anëtarësim në BE u hap për Maqedoninë pas zgjidhjes së një mosmarrëveshjeje të vjetër për emrin me Greqinë, çka kishte bllokuar procesin e anëtarësimit.

Hapja e bisedimeve mund të përfaqësojë një tregues të qartë se Blloku është i gatshën të rinovojë zgjerimin me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjuha e deklarates së të martës u jep qeverive proeuropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë të drejtën t’u thonë qytetarëve të tyre se dera për anëtarësim eventual në BE është e hapur. Por Franca dhe Hollanda, të kujdesshme rreth zgjerimit të BE me vende të tjera, u lejon atyre të thonë se nuk është marrë asnje vendim final.

2 vendet duhet të tregojnë “një historik të besueshëm si në përmirësimin e shtetit të së drejtës, ashtu dhe në luftën kundër krimit të organizuar. Ne do të shohim me vëmendje raportin e Komisionit vitin e ardhshëm për të gjykuar nëse arrijmë ta identifikojme këtë progres” - tha Ministri i Jashtëm hollandez Stef Blok për gazetarët në fund të takimit./ Politico.eu

Të këshilluara

Vidhet shtëpia e gjyqtares së Durrësit

Është vjedhur shtëpia e gjyqtares së Durrësit, Dhurata Bilo. Vjedhësit kanë përdorur gur fresibel për prerje ndërsa raportohet e janë vjedhur vlera të konsid...

22:58

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI