Flash

SPAK kërkon psikologë për shkak të presioneve ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

Për 2027, kërkohen 25 pozicione të reja pune për SPAK dhe 94 pozicione për Byronë Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të testimeve dhe verifikimeve të pasurisë dhe figurës së kandidatëve. Gjatë vitit 2026, SPAK ka marrë në shqyrtim qindra çëshjte të rëndësishme që vijojnë të jenë ende nën hetim.

20:35 Erion Abule

Magazina u bllokua nga AKU, por pronari vazhdon të shesë prodhimet

Lapsi.al 26 June 2018
Magazina u bllokua nga AKU, por pronari vazhdon të shesë prodhimet

Në datën 8 maj 2018 Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe krimi ekonomik arrestuan në flagrancë Luan Çuliqin dhe vunë nën sekuestro magazinën e tij në Shkodër, ku prodhonte produkte ushqimore jashtë çdo kushti sigurie.

Produktet ushqimore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, si dhe iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale “fshehje e të ardhurave” dhe “prodhim i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale e ushqimore”.

Por “Stop” zbuloi se këto prodhime tanimë shpërndahen në treg nga i biri i Luan Çuliqit, ndërkohë që duhet të qëndronin të sekuestruara në magazinë. Nëpërmjet kamerës së fshehtë u provua me zë dhe figurë se këto produkte ushqimore vijojnë të tregtohen në Milot dhe Shkodër.

Klienti – Ça bëre?

Shitësi – Mirë! Si kalove?

Klienti – Një pyetje, reçel ke? Ç’a çmimi ka?

Shitësi – 250 lekë, 500 lekë.

Klienti – Po të marr kështu, me shumicë për mëngjes te hoteli?

Shitësi – Nuk shes me shumicë. Shkodër thotë.

Klienti – Po, Shkodër! M’i bëj t’i marr! Nuk ka kokërr the ti ëëë?

Shitësi – Jo, s’ka! Këto janë të mirë, këto të mëdhajat.

Klienti – Janë të mira!

Shitësi – E kam një vetë në shpi, kurse këto veç me të rrejt se s’i kam provu.

Klienti – Po me e marr te këta, si mund ta marr vetë, mos e mar më lirë. A sjellin këta?

Shitësi – Vijnë ato furgonat e na i lejnë ne ato furgonat e mallit.

Klienti – Rrofsh! Faleminderit!

Ndërkohë që në një nga pikat e shitjes, kamera e fshehtë e emisionit “Stop” shfaqi vetë transportuesit e produkteve. “Kjo është kova më e shtrenjtë në treg, që e marrin edhe Tirana….”, u shprehën ata për të bindur blerësin.

Gjatë komunikimit të gazetarit të emisionit “Stop” me drejtoreshën e AKU Shkodër për këtë çështje, kjo e fundit tha se është mbajtur një preocesverbal me produktet e sekuestruara dhe nëse ato nuk gjenden në magazinë, do të merren sërish masa ndaj subjektit.

Por ende nuk është dhënë asnjë përgjigje zyrtare as nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Shkodër dhe as nga krimi ekonomik në lidhje me shitjen e produkteve ushqimore, të cilat janë jashtë çdo lloj standardi ushqimor./tvklan.al

Të këshilluara

Vidhet shtëpia e gjyqtares së Durrësit

Është vjedhur shtëpia e gjyqtares së Durrësit, Dhurata Bilo. Vjedhësit kanë përdorur gur fresibel për prerje ndërsa raportohet e janë vjedhur vlera të konsid...

22:58

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI