Flash

Deputeti socialist tregon çfarë do të bëhet me 3.4 milionë eurot e kapura në 'Toyota Yaris'

Lapsi.al 26 June 2018
Deputeti socialist tregon çfarë do të bëhet me 3.4

Ish-drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Alket Hyseni, sot deputet i PS, ka komentuar kapjen e 3.4 milionë eurove në Portin e Durrësit. Sipas tij grupet kriminale në vende të ndryshme në Europë tentojnë që të pastrojnë paratë në Shqipëri përmes investimeve dhe blerjes së pronave të paluajtshme.

“Kjo është skemë e mirëfilltë e grupeve kriminale. Janë monitoruar disa grupe kriminale në Angli, por edhe në vende të tjera, ndërsa përpiqen që të pastrojnë paratë në Shqipëri. Në katër vite janë bllokuar aseste kriminale 10 herë më shumë. Institucioni që kam drejtuar, më pak se 8 muaj ka pasur rezultatet shumë të mirë, ka qenë bllokuar 36 mln euro asete, katër herë më shumë nga krijimi i këtij institucioni”, tha Hyseni për Report Tv. 

Po ku do të shkojnë 3.4 mln eurot e sekuestruara nëse në fund të procesit do të vërtetohet se janë nga bota a krimit? Deputeti socialist, që është dhe vetë nën hetim pasuror, është shprehur. 

“Ato përbëjnë elementin e provës, do të mbahen të sekuestruara, në fund do të konfiskohen dhe do të kalojnë për të mira publike. Asetet vihen pastaj në dispozicion të nevojave publike, mund të përdoren për bërjen e rrugëve, ujësjellësave apo veprave të tjera”, – tha ai.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI