Flash

Rrëfimi i të arrestuarve: 3.4 milion eurot ishin të kushërinjve Vladi

Lapsi.al 26 June 2018
Rrëfimi i të arrestuarve: 3.4 milion eurot ishin të

Katër personat e arrestuar nga policia, si të përfshirë në kalimin nga Belgjika drejt Shqipërisë të 3.4 milionë eurove kanë mohuar të kenë pasur pjesë në këtë shumë parash.

Ata mësohet të kenë pohuar se paratë nuk janë të tyret. Por shoferi i trajlerit që transportonte makinat, si dhe pronari Edi Lika, kanë pohuar se paratë ishin të kushërinjve Elvis e Alfred Vladi.

Ky i fundit njihet edhe me emrin Ramiz Vladi, të cilin mësohet se e ka ndërruar në Gjendjen Civile disa vite më parë. Pavarësisht se kanë pranuar se 3.4 milionët e eurove janë të dy kushërinjve të shpallur në kërkim, 4 të arrestuarit nuk kanë pranuar të japin detaje mbi vendin dhe kohën e futjes së parave në dy makinat ku u gjetën ato, gjatë kontrollit të policisë në Durrës.

Burime të Policisë së Shtetit thanë për Televizionin Klan se drejtuesi i automjetit, Agim Çeka dhe 3 të arrestuarit e tjerë rrëfyen itinerarin që kishin kryer automjetet për të ardhur në Shqipëri.

Veturat janë blerë tek një koncesionar në Belgjikë dhe më pas kanë udhëtuar në Ahen të Gjermanisë.

Aty automjeteve u janë plotësuar deklaratat doganore dhe kontratat e shit-blerjes në agjencinë në pronësi të Ilir Doçit. Këtë fakt e pranoi në emisionin “Opinion” në Televizionin Klan edhe vetë Doçi, gjatë një bisede telefonike. Por ai mohoi të kishte njohje me kushërinjtë Vladi.

Fevziu: Kontrata e shitblerjes është bërë në Belgjikë?

Doçi: “Kontrata e shitblerjes është bërë tek pika e koncensionarit të shitjes së makinave të mia. Unë kam ndihmuar shoferin, bashkë me djalin e pronarit për të gjithë dokumentacionin. Ata erdhën me makina të blera nga Belgjika, ndërsa unë u bëra veçse dokumentet. Unë nuk i njoh personat me mbiemrin Vladi dhe nuk kam kontaktuar asnjëherë”.

Kushërinjtë Vladi janë fshehur, që pas kapjes së shumës rekord të parave. Policia ka kryer kontrolle në banesat e tyre, por pa rezultat. Ata dyshohet se kanë organizuar gjithçka për të futur 3.4 milionë eurot në Shqipëri, ndërsa burimi i parave mbetet ende mister. Hetuesit janë të bindur se ato vijnë nga aktivitete kriminale, por hetimet pritet të hedhin më shumë dritë mbi këtë ngjarje./Tv Klan

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI