Flash

Makina me 3.4 milion euro, Paloka ironizon Ballën: Pse nuk zgërdhihet më derrkuci me Toyota

Lapsi.al 26 June 2018
Makina me 3.4 milion euro, Paloka ironizon Ballën: Pse nuk zgërdhihet

Nënkryetari i Partisë Demokratike replikon me Taulant Ballën lidhur me sekuestrimin e 3.4 milion eurove në portin e Durrësit më 24 qershor.

Balla mohoi dhe një herë sot të kishte lidhje me personat e arrestuar për ngarkesën me miliona euro dhe paralajmëroi se seancën e së enjtes do publikonte lidhjet që kryetari i PD-së, Lulzim Basha kishte me këtë grup.

Edi Paloka përmes një postimi në facebook me ironi thotë se Taulantit i ka ikur zgërdhirja dhe i është tharë buza.

"Pse nuk zgërdhihet më derrkuci me Toyota??? Taulant Balla, një derrkuc i dhjamur nga paratë e drogës që pastron bashkë me bandën e Elbasanit, sot nuk u zgërdhi. Taulantit i ka ikur zgërdhirja. Taulantit i ishte tharë buzë e mezi fliste. Taulanti u përtyp e u përtyp si derrkuc i dhjamur i ngecur në baltë, po nuk tha asgjë. Sepse derrkuci e di që ka ngecur në baltë. Dy pyetje për derrkucin me Toyota: Akuzën në prokurori për Lulzim Bashën pse nuk e bën që sot, po ke vendosur të presësh deri në fund të javës? Aktorin e Babales pse nuk e nxjerr që sot që ta shohë e gjithë Shqipëria, po e mban kaq gjatë të fshehur? Për ta kuptuar hallin e madh që ka zënë derrkucin e Toyotës, kujtoni se çfarë thoshte derrkuci për avionët e drogës para tre vjetësh, kujtoni se çfarë thoshte derrkuci për Saimir Tahirin, çfarë thoshte derrkuci për Elvis Rroshin, çfarë thoshte derrkuci për Agron Xhafajn." - shkruan Paloka.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI