Flash

Ditë vendimtare për negociatat e Shqipërisë, Edi Rama hap ekspozitë pikturash në Austri

Lapsi.al 26 June 2018
Ditë vendimtare për negociatat e Shqipërisë, Edi Rama hap

Tensioni në Luksemburg nuk është vetëm i diplomatëve shqiptarë. Lodhja ndjehet edhe mes zyrtarëve të BE-së, në veçanti mes atyre të presidencës bullgare dhe dashamirës të tjerë të Shqipërisë, që vazhdojnë ngulmojnë për të marrë një Po nga vende si Franca dhe Hollanda. Këto shtete janë të vendosur për një refuzim të negociatave me Shqipërinë. Dilemat mes Po-së dhe Jo-së kanë kohë që janë kthyer në frustrim për qeverinë shqiptare. Sa më shumë afrohen datat 28-29 qershor, aq më të vogla janë shpresat se për vendin tonë do të ketë një përgjigje pozitive.

Eshtë normale që përfaqësuesit e Shqipërisë të jenë të kapur nga ankthi i nxënësve para provimit, pasi përgjigjia e BE është së pari një notë për qeverinë e Edi Ramës. Por ky i fundit ka vendosur ta presë në një mënyrë të veçantë, përgjigjen që do t'i japin nga BE.

Në datën 27 qershor, një ditë para nisjes së samitit të kryeministrave në Bruksel, Rama do të hapë një ekspozitë me pikturat e tij në Austri.

Ekspozita hapet në galerinë "Landesgalerie Burgenland" në qytetain austriak të Eisenstadt, një ditë para se të merret përgjigjia për negociatat.

Në prezantimin që i bëhet hapjes së eskspozitës, në galerinë austriake shkruhet: "Edi Rama nuk është vetëm kryeministri i Shqipërisë, por edhe një artist internacional. Në mijëra fletë kalendari, ai hedh mendimet dhe frymëzimet e tij në ngjyra abstrakte. Për këtë arsye krijon forma lulesh, organika, kryesisht me bojë, stilolapsa dhe shkumës. Ai vetë e përshkruan këtë si një shpërthim i qënies së tij të brendshme, që përpiqet ta shprehë sa më mirë".

Në prezantimin e ekspozitës normalisht nuk ka si të thuhet asgjë për momentin ku është Shqipëria, për negociatat, për kushtet, për trafikun e drogës, për korrupsionin apo dështimin e mundshëm të qeverisë. Ambjenti i ekspozitës është shumë larg atmosferës së nderë që do të përjetojnë zyrtarët e shtetit shqiptar në Bruksel.

 

 

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI