Flash

Punime në një tjetër segment të autostradës Tiranë-Durrës, si devijohet kalimi i makinave

Lapsi.al 26 June 2018
Punime në një tjetër segment të autostradës

Duke nisur nga ora 6:00 e mëngjesit të sotëm ka nisur faza e pestë e punimeve në segmentin rrugor Ura e dajlanit – Mbikalimi Sukth në drejtimin të autostradës Durrës-Tiranë. Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë se për shkak të këtyre punimeve do ketë devijim të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Devijimi i trafikut:

1. Bllokimi/Devijimi i trafikut do te filloje ne orën 06:00 te ditës se marte date 26/06/2018.

2. Automjetet qe udhëtojnë nga Durrësi ne drejtim te Tiranës duhet te devijohen te Ura Dajlanit dhe te vazhdoje ne rrugën dytesore deri ne kryqezimin e Sukthit dhe ne vazhdim mund te dalin përsëri ne autostrade ose te vazhdojnë ne rrugën dytesore.

3. Ky devijim do te perfundoj deri ditën e marte date 26/06/2018 ora 24:00

Plani menaxhimit te trafikut i sipercituar mund te ndryshoj ne varesi te kushteve te motit, ne çdo rast ndryshimi, ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik dhe përdoruesit e rrugës.

Punimet e fazes e IV-ert ne segmentin Ura e Shkozetit-Ura e Dajlanit drejtimi Tirane-Durres kane përfunduar dhe segmenti rrugor është i hapur per trafikun.

Të këshilluara

Botërori shton rastet me zemër

Kampionati Botëror i futbollit ka një ngarkesë të madhe emocionesh, që përballohen me vështirësi nga njerëz që kanë probleme shëndetësore. Në pikën e Urgjencës ...

21:07

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI