Flash

Flet koncesionari shqiptar në Gjermani: Plotësova dokumentet e Toyotave, por nuk pashë brenda

Lapsi.al 25 June 2018
Flet koncesionari shqiptar në Gjermani: Plotësova dokumentet e

Biznesmeni Ilir Doçi, i cili ka një koncesionar për shitje automjetesh të përdorura në Gjermani, ka pohuar se ka qenë ai personi që realizoi dokumentacionin doganor për makinat ku u gjetën 3.4 milionë euro.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Ilir Doçi tha se automjetet, kryesisht Toyota, ishin blerë në Belgjikë dhe kishin hyrë në Gjermani. Doçi thotë se biznesi i tij ka tagrin për të plotësuar një dokumentacion të tillë.

Koncesionari shqiptar në Gjermani pohoi gjithashtu se me dy kushërinjtë Vladi, të cilët dyshohet se janë porositësit e makinave, nuk ka njohje dhe as ka komunikuar ndonjëherë. Ilir Doçi shtoi gjithashtu se automjetet që ishin blerë në Belgjikë, ishin në gjendje të mjerueshme.

“Makinat që janë nisur drejt Shqipërisë, nuk janë blerë në servisin tim. Unë kam mbyllur dhe kam kryer të gjithë procedurën doganore, të gjitha makinave të ngarkuara prej 8 copë. Të gjitha makinat që janë kapur në Portin e Durrësit, kanë ardhur të ngarkuara nga Belgjika” – tha Doçi.

Të këshilluara

Botërori shton rastet me zemër

Kampionati Botëror i futbollit ka një ngarkesë të madhe emocionesh, që përballohen me vështirësi nga njerëz që kanë probleme shëndetësore. Në pikën e Urgjencës ...

21:07

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI