Flash

SPAK kërkon psikologë për shkak të presioneve ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

Për 2027, kërkohen 25 pozicione të reja pune për SPAK dhe 94 pozicione për Byronë Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të testimeve dhe verifikimeve të pasurisë dhe figurës së kandidatëve. Gjatë vitit 2026, SPAK ka marrë në shqyrtim qindra çëshjte të rëndësishme që vijojnë të jenë ende nën hetim.

20:35 Erion Abule

Basha: Moshapja e negociatave, refuzim për lidhjet krimit në kupolën e PS-së

Lapsi.al 27 June 2018
Basha: Moshapja e negociatave, refuzim për lidhjet krimit në

Lulzim Basha e sheh refuzimin e BE për të hapur negociatat si refuzim të lidhjeve të krimit që kanë arritur deri në kupolën drejtuese të PS-së. “Moshapja e negociatave është refuzim personal ndaj Edi Ramës dhe klikës së inkriminuar që sundojnë mbi shqiptarët. Është refuzim i Saimir Tahirit, Fatmir Xhafajt, Taulant Ballës, Damian Gjiknurit, Arben Ahmetajt, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Elvis Rroshit, dhe kupolës politike të PS, pothuajse e gjitha e lidhur me krimin dhe me drogën” është shprehur Lulzim Basha në një konferencë për mediat, ku i kërkoi Ramës të pranojë se negociatat nuk u hapën.

"Shqipërisë nuk i janë hapur negociatat me BE. Nuk ka as vendim për hapjen e negociatave, as datë për hapjen e negociatave. Këshilli Europian nuk do ta shqyrtojë fare nesër cështjen e hapjes së negociatave dhe e ka shtyrë këtë vendimmarrje të paktën për një vit për në qershor 2019.

Jane 3 hapa per t’u ndermarre deri ne vendimin e qershorit 2019.

▪ Do të ketë një tjetër raport nga Komisioni për përmbushjen apo jo të kushteve që i janë vënë Shqipërisë.

▪ Hapja e negociatave do të duhet të diskutohet nga parlamentet e atyre vendeve që e kërkojnë këtë procedurë për të autorizuar apo këshilluar qeveritë përkatëse.

▪ Vetëm nëse vendet anëtare konsiderojnë se Shqipëria I ka përmbushur kushtet atëherë do të futet në axhendën e vendmimmarrjes në Këshillin Europian në qershor 2019.

Gjuha që përdori Këshilli Europian konfirmoi edhe një herë se moshapja e negociatave nuk është refuzim as i shqiptarëve dhe as i perspektivës Europiane të Shqipërisë. Përkundrazi sikurse deklaroi Këshilli rruga e shqiptarëve dhe Shqipërisë drejt BE-së është e hapur dhe është plotësisht në dorën tonë që të përparojmë në këtë rrugë për t’u bërë pjesë e BE-së.

Moshapja e negociatave është refuzim ndaj krimit dhe korrupsionit që ka pushtuar Shqipërinë nën qeverisjen Rama, është refuzim i politikës së kapur nga krimi dhe i ekonomisë të kontrolluar nga paratë e drogës dhe të krimit" tha Basha, sipas tw cilit negociatat nuk do tw hapen as nw vitin 2019.

"Sjellja e Rames edhe pas refuzimit për hapjen e negociatave duke mashtruar pa turp shqiptarët tregon qartë se Edi Rama nuk ka për të përmbushur asnjë nga kushtet për ti hapur negociatat as në vitin 2019" u shpreh kreu i PD-së.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI