Flash

SPAK kërkon psikologë për shkak të presioneve ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

Për 2027, kërkohen 25 pozicione të reja pune për SPAK dhe 94 pozicione për Byronë Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të testimeve dhe verifikimeve të pasurisë dhe figurës së kandidatëve. Gjatë vitit 2026, SPAK ka marrë në shqyrtim qindra çëshjte të rëndësishme që vijojnë të jenë ende nën hetim.

20:35 Erion Abule

Aktori përgënjeshtron Veliajn: Nuk jam aq i fuqishëm sa të firmos marrëveshje!

Lapsi.al 27 June 2018
Aktori përgënjeshtron Veliajn: Nuk jam aq i fuqishëm sa të

Erion Veliaj njoftoi arritjen e një marrëveshjeje me artistët për Teatrin Kombëtar, duke përdorur një foto ku ai shfaqej së bashku me tre prej artistëve, që e kanë sulmuar dhe kanë protestuar kundër projektit të qeverisë, Alfred Trebicka, Arben Derhemi dhe Altin Basha.

“Falë kontributit të secilit kemi një marrveshje më të mire dhe jemi sot gati të nisim negociatat për një Teatër të ri Kombëtar!” shkroi Veliaj, që është përgënjeshtruar më pas nga vetë aktori.

"Për të gjithë ata që më njohin dhe ata që s’më njohin ose nuk duan të më njohin. Për të gjithë ata që janë të interesuar për godinën e Teatrit dhe fatet e teatrit por edhe për ata që nuk ju intereson se as kanë qenë në Teatër dhe as ka për t’ju rënë rruga ndonjëherë këndej…Për të gjithë ata që më njohin si Arben Derhemi dhe ata që nuk më njohin si aktor teatri…për ata që mendojnë se unë jam koka e protestës dhe për ata që mund të më paragjykojnë si një person me status që mund të firmos marrëveshje…Ju lutem pak durim dhe urtësi, kuptoni që negocimi, takimet, bisedat apo ballafaqimet janë thjesht elemente të një dialogu shoqëror dhe institucional që të mbrohet teatri, kujtesa historike, qyteti dhe memoria institucionale…Mos më bëni kaq të fuqishëm duke me veshur kompetenca dhe attribute apo sovranitete të deleguara për të firmosur marrëveshje…Madje edhe në rolet skenike që kam lujatur nuk e kam pasur ndonjë personazh të tillë të përafërt që firmos marrëveshje…Pak durim ju lutem dhe më shumë përgjegjësi qyetare dhe shoqërore…Asgjë nuk bëhet në një ditë përveç marrëzive…Ju faleminderit nëse së paku më lexoni dhe shumë faleminderit nëse edhe më kuptoni" ka shkruar Arben Derhemi.

Ditët e fundit Veliaj premtoi se asnjë centimetër i truallit në pronësi të Teatrit nuk do të preket nga kullat që do të ndërtohen nga kompania Fusha sh.p.k. Sipas tij Teatri i ri, i projektuar nga Bjarke Ingels do të ketë një sipërfaqe mbi 9 mijë metra katrorë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI