Flash

VIDEO/ Dhuna ndaj të moshuarës, si e "shpëtoi" Alketa, Erjon Veliajn nga pyetja e sikletshme e fëmijës

Lapsi.al 1 May 2018
VIDEO/ Dhuna ndaj të moshuarës, si e "shpëtoi" Alketa,

Kreun e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj e shohim shpesh teksa përqafon dhe qesh me fëmijët, por këtë herë ai u gjendet nën rrebeshin e pyetjeve të vogëlushve në emisionin "Në kurthin e Piter Pan".

Ndër pyetjet e shumta drejtuar Veliajt, një prej tyre kishte lidhje me dhunën që policia bashkaike ushtron ndaj shitësve ambulantë në trotuare.

“Kalova nga lagjia ime dhe u tmerrova. Kishte ardhur një plakë e moshuar nga fshati dhe po shiste perime, ajo e shkreta ishte me këpucët e grisura. Plaka e vjetër iu lut policisë ‘’të keqen nëna, të keqen nëna mos mi merr perimet”. – ishte pyetja e fëmijës në emision.

Ndërkohë, Veliaj iu përgjigj me refrenin e zakonshëm dhe që duket e ka mësuar përmendësh tashmë, duke thënë se kemi ndërtuar tregje dhe secili duhe të qëndrojë në vendin e vet.

“Sot ne kemi ndërtuar shume tregje, njerëzit që duan të shesin duhet të shesin në treg. Një qytet i mirë është, ku secili duhet të qëndrojë në vendin që i takon…” – tha Veliaj.

Por, si për të mos e lënë në këtë siklet dhe për ta nxjerrë nga situata, prezantuesja Alketa Vejsiu, ndërhyri dhe tha se policia e fortë e bën një shtet të fortë, duke iu drejtuar fëmijëve me këtë frazë.

“Policia e fortë, bën një shtet të fortë. Ndaj mos ia ktheni kurrë fjalën policëve” – tha Vejsiu.

Shiko nga minuta e 18 e pas: 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI