Flash

A do të ekstradojë Shqipëria gylenistët? Flet Edi Rama...

Lapsi.al 30 April 2018
A do të ekstradojë Shqipëria gylenistët? Flet Edi Rama...

Kryeministri Edi Rama është i bindur se ai që tentoi të rrëzojë pushtetin e Erdogan në Turqi ishte rrjeti i klerikut Fejtulla Gylen. Por si gjendet Shqipëria përballë kërkesës së vazhdueshme të Turqisë për të ekstraduar persona të lidhur me këtë rrjet. Në intervistën për gazetaren Ilva Tare në Ora News, Rama tha se grushti i shtetit në Turqi u organizua nga një rrjet shumë i fuqishëm.

“Di të them që ai rrjet që organizoi tentativën për përmbysje me dhunë, përmes armëve të një qeverie të zgjedhur me votë nga populli në Turqi është një rrjet i rrezikshëm. Kur vjen puna te Shqipëria, ne sigurisht që njerëz dhe individë që janë të lidhur me atë rrjet ne i mbajmë nën vëmendje.

A do t’i ekstradojmë nëse na kërkohet? Nuk flas me nëse. Ato që ndodhën në Turqi nuk mendoj se duhet të kalohen lehtë.

Ai ishte një rrjet shumë i rrezikshëm që ai arriti të penetrojë në instancat më të lartë të shtetit turk. Ne nuk do ta lejonim asnjëherë cenimin e sigurisë sonë” – tha Rama.

I pyetur nëse Erdogan i ka kërkuar largimin e kreut të Komunitetit Musliman Shqiptar, Rama nuk e pohoi, por as e mohoi atë.

“Komiteti Musliman Shqiptar është i pavarur nga qeveria dhe nuk ndërhyj asnjëherë në punët e brendshme të saj. Ndjekim me vëmendje çdo informacion dhe çdo individ që mund të bëhet kërcenim për sigurinë tonë. Kaq” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI