Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Denoncimi/ Policia e Elbasanit bashkëpunoi me bandat që i dogjën makinën pedagogut

Lapsi.al 30 April 2018
Denoncimi/ Policia e Elbasanit bashkëpunoi me bandat që i dogjën

Makina e pedagogut që u dogj dy ditë më parë në Elbasan është djegur edhe një herë tjetër disa muaj më parë, por pavarësisht denoncimit që ai bëri në polici, përgjigja që mori ishte e paprecedent.

(VIDEO) Momenti kur autori i vendos flakën makinës së pedagogut në Elbasan

Sipas një mesazhi të ardhur në adresë të Sali Berishës, policia i tha Arben Haxhiymerit në nëntor të vitit 2017 se pasi t'a gjente ai autorin ata do t'a arrestonin. Kjo e motivoi autorin të vepronte sërish.

Sipas denoncuesit në qytetin e Elbasanit, bandat e krimit dhe policia bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.

Sipas tij, këto pedagogë janë shënjestruar pasi nuk janë pjesë e Partisë Socialiste, por madje njihen edhe si të djathtë.

POSTIMI: 

Narkopolicia e Elbasanit bashkëpunim me bandat që djegin makinën e profesorit të Universitetit.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje, Doktor. Shpresoj te jeni te gjithe mire. Kete here dua t'ju kerkoj nje nder. Dua te ngrini zerin per nje krim te ndodhur ne Elbasan, i cili sot u perserit per te dyten here brenda pese muajve.

Ne nentor te vitit 2017, profesor Arben Haxhiymerit i dogjen makinen, flaket e te ciles shkaktuan edhe deme te tjera materiale, pa anashkaluar tronditjen e familjes, e fqinjve qe rrezikuan t'u digjeshin shtepite, dhe miqve te tij. Per vete profesionin qe ka, kjo ngjarje krijoi shqetesim dhe gjendje paniku edhe ne universitetin e Elbasanit, ku profesor Haxhiymeri dhe e shoqja jane pedagoge. Ende pa u shuar flaket, profesor Haxhiymeri beri denoncimin e ngjarjes ne polici, e cila, pavaresisht se zona e ngjarjes ka jo pak ngrehina me kamera, nuk beri asgje, madje nuk mori as kamerat e instaluara ne banesen e profesorit, duke i thene ketij shprehimisht: "gjejeni vete kush e beri, dhe na lajmeroni qe te shkojme ta arredtojme". Ky pasivitet i plote i policise, e cila nuk mori asnje hetim per ngjarjen, duket se i motivoi dhe oksigjenoi jo pak autoret e krimit, te cilet u kthyen mengjesin e sotem dhe i vune flaken makines se te shoqes, e cila eshte dekane e Fakultetit te Shkencave te Edukimit, te sigurte se deklaratat e vellait te Agron Xhafes jane thjesht pallavra per te shplare gojen. Lutem ngrijeni zerin per sa me siper, qofte duke ia perplasur Xhafes ne parlament. Autoret duket qarte se veprojne me mbeshtetjen e policise, per te krijuar terror ne ate pjese te stafit pedagogjik qe nuk eshte pjese e PS, madje njihen si te djathte

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Me sytë katër

PAPARAZZI