Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Kamarieri shqiptar kapet me kokainë prej 200 mijë eurosh

Lapsi.al 30 April 2018
Kamarieri shqiptar kapet me kokainë prej 200 mijë eurosh

Një shqiptar me profesion kamarier është kapur me një sasi prej 2.1 kg kokainë në makinën e tij. Lënda narkotike ishte fshehur në një hapësirë të krijuar posaçërisht në bagazhin e makinës.

Karabinierët e Salsomaggiore në Itali e zbuluan atë ndërsa po kërkonin një bandë hajdutësh.

Dhe për ta arrestuar shqiptarin, atyre ju desh të angazhoheshin në një ndjekje të rrezikshme në qendër të Fidenzas.

Në fund të këtij aksioni, në pranga ka përfunduar shqiptari 30 vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. I riu punonte si kamarier.

Gjatë patrullimeve ditore, policia vuri re një veturë tip "Volkswagen Passat", e cila dyshohej se përdorej për vjedhjeve të banesave aty pranë, ku veçanërisht në shënjestër ishin të moshuarit.

Karabinierët e kanë kapur makinën afër Fisos dhe e kanë ndjekur atë. Drejtuesi, duke parë ndjekjen nga policia, ka ndryshuar papritmas drejtimin e udhëtimit, duke u ndalur më pas në qendër të qytetit të Fidenzas.

Kërkimi i parë i policisë ka zbuluar një dozë kokainë në pantallonat e tij të shkurtra.

Më pas është kontrolluar makina, ku policia ka pikasur "ndryshime" të strukturës së saj. Karabinierët gjetën dy pako të mbështjella me 2 kg e 100 gram kokainë.

30-vjeçari u arrestua duke u dërguar në qelitë e paraburgimit në Parma, ku pritet të vlerësohet vlefshmëria e arrestit.

Droga, duke marrë parasysh cilësinë, prerjen dhe kuotimin e tregut, do të kishte një vlerë të llogaritur prej rreth 200,000 euro./ora news

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI