Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Euro zhvlerësohet në nivele rekord, të 10 viteve të fundit

Lapsi.al 30 April 2018
Euro zhvlerësohet në nivele rekord, të 10 viteve të fundit

Euro ka shënuar një tjetër rënie gjatë ditës së sotme në tregun e brendshëm valutor, duke kapur nivelin më të ulët të 10 viteve të fundit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 128.74 lekë, me një rënie prej 0.12 lekësh në krahasim me të premten e javës së kaluar.

Aktorët e tregut pohojnë se dy vitet e fundit janë shtuar flukset hyrëse të valutës nga burime formale (turizmi, investimet) dhe informale (paratë ilegale që po kanalizohen në ndërtim) raporton Monitor.

Një tjetër faktor që e ka ndikuar në zhvlerësimin e euros lidhet me politikën e deeuroizimit të Bankës së Shqipërisë, që synon uljen e përdorimit të euros, duke dekurajuar kursimet dhe kredinë në këtë monedhë. Të dhëna të tjera të Bankës së Shqipërisë të publikuara sot bënë të ditur se vetëm në dy muajt shkurt dhe mars të këtij viti stoku i depozitave në valutë është reduktuar me rreth 80 milionë euro, që janë larguar nga bankat.

Ekspertët e këmbimit valutor pohojnë se në rënien e ditës së sotme ka ndikuar koha e mirë, që ka nxitur turistët, teksa një fluks i lartë i shtetasve nga Kosova kanë ardhur për plazh në fundjavë.

Aktorët e tregut pohojnë se euro pritet të vazhdojë të jetë e dobët edhe në muajt në vijim, si rrjedhojë e efekteve sezonale, që lidhen me ardhjen e turistëve dhe emigrantëve që rrisin ofertën për valutë në tregun e brendshëm.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI