Flash

Pas vrasjes së Agim Bucit, policia mban nën vëzhgim familjet në Kamëz

Lapsi.al 30 April 2018
Pas vrasjes së Agim Bucit, policia mban nën vëzhgim familjet

Familja e Vladimir Kurtit, një prej vrasësve të Agim Bucit në Kamëz është ngujuar në shtëpi nga frika e gjakmarrjes. Shtëpia e grabitësit dhe e viktimës janë disa qindra metra larg. Vëllezërit e Kurtit janë larguar nga shtëpia, ku për momentin qëndron vetëm babai i të arrestuarit dhe gratë familjes. Pavarësisht se kanë tentuar të kërkojnë falje për vrasjen, nga familja e Agim Bucit është ende e vështirë të merret një vendim i tillë.

Për mediat, vëllai i viktimës tha se as nuk do ta dëgjojë një kërkesë për falje, ndërsa i bën thirrje shtetit të zbatojë ligjin. Këto ditë, policia ka mbikqyrur zonën pranë shtëpive të të dy grabitësve.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI