Flash

Ristani: Kritikat në Kuvendin Kombëtar për show, kush e do partinë përfshihet në proces

Lapsi.al 30 April 2018
Ristani: Kritikat në Kuvendin Kombëtar për show, kush e do

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani deklaroi se nëse zërat kritikë në parti duan të mirën e PD-së, duhet të ishin bërë pjes e procesit dhe nuk duhet të bëjnë kritika për show.

Sipas Ristanit, disa kritikë kanë qenë pjesë e stafeve të kundërshtarit.

“Unë do thoja se ne kurorëzuam një punë disa mujore. Ka një interes të madh për rregullat e brendshme të PD. Ka pasur disa kritika, por ne kemi ndjekur një proces gjithëpërfshirës. Ky proces ka marrë mendimin e gjithë PD dhe ka pasur një grup pune që ka mbledhur të gjithë faktorët dhe ka bërë pjesë të gjitha mendimet. Kritika nuk duhet të bëhet kritikë për kritikë. Po të kishin dashur të mirën e PD duhet të ishin bërë pjesë e procesit dhe nuk duhet të bëjnë shoë. Në punimet e Kuvendit ne i dhamë mundësi të gjithëve dhe e mira ishte që ta bënim më përpara. Ka edhe njerëz të tjerë që kanë qenë pjesë e stafeve të kundërshtarit dhe vijnë dhe bëjnë kritika për show. Ne kemi pasur një proces gjithëpërfshirës. Ne kemi një komision që do vlerësojë kandidaturat për deputetë. Statuti i PD është i mirëpritur dhe i hapur”- u shpreh Ristani në rubrikën "Opinion" në News 24.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së u shpreh se nuk do dëshironte që Eduard Selami të fishkëllehej gjatë kohës që po kritikonte Lulzim Bashën për statutin e ri në Kuvendin e PD, para se të bëhej votimi.

“Nuk doja që Selami të fishkëllehet dhe kjo nuk ka të bëjë me atë që iu bë Ben Blushit dikur, sepse PD s’ka lidhje me bandat. Selami do ishte mirë që nëse do të kontribuojë në PD të merrte pjesë në proces dhe të debatonte." - u shpreh Arben Ristani.

Selami akuzon rëndë Bashën mes fishkëllimash në Kuvendin Kombëtar të PD 

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI