Flash

Moti merr kthesë të papritur në mesjavë, çfarë na pret në Maj

Lapsi.al 30 April 2018
Moti merr kthesë të papritur në mesjavë, çfarë

Sinoptikanët parashikojnë se Maji do të rikthejë reshjet e shiut, të cilat do të na shoqërojnë deri në mesin e muajit.

Sipas Meteoalb, deri në mesjavë moti do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta, të cilat do të sjellin shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të territorit të vendit, kryesisht në Lindje.

Pjesa e dytë e javës sjell shtimin të vranësirave në Shqipëri si edhe shira më të konsiderueshëm, ku herë pas here do të jenë në formën e rrebesheve afatshkurtra.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta deri të enjten ndërsa e premtja dhe në vijim do ketë rënie me 2 – 3°C të vlerave termike; maksimumi pritet të shënojë 27 – 28°C.

“Ajo çfarë vihet re është prezenca e vranësirave dhe e shirave të paktën deri nga data 12-13 Maj. Presim që shirat të jenë prezentë herë pas here” - tha sinoptikanja për Tv Klan.

Megjithatë për muajin Maj, sinoptikanët thonë se do të jetë muaj i ngrohtë dhe me temperatura pak mbi normalen.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI