Flash

Patozi zbulon prapaskenat: Basha tentoi të na gënjejë “me kocka” (ka dhe një mesazh për Berishën)

Lapsi.al 30 April 2018
Patozi zbulon prapaskenat: Basha tentoi të na gënjejë “me

Një prej kritikëve të Lulzim Bashës në krye të PD-së, Astrit Patozi akuzoi kreun e demokratëve se ka bërë përpjekje për përçarë grupin kundër tij. Në një intervistë për “Real Story” në Vizion Plus, Patozi tha se Basha u ka ofruar “kocka” disa prej tyre.

“Basha ka bërë përpjekje që të përçante disa prej nesh, por për mua nuk ka asnjë pazar. Në rast se unë do pranoja që të ulja kokën dhe të merrja një “kockë”, nuk e pranoja. Unë mund të marr vendime për vete, por nuk mund të marrë vendime për djalin tim 5 vjeç. Unë nuk pranoj që kur djali im të jetë 18 vjeç dhe të kërkojë të hyjë në PD, të gjej Bashën dhe kuantin që t’i bëjnë skanerin” – tha Patozi.

I pyetur nëse ndarja me Lulzim Bashën është ndarje dhe nga Sali Berisha, Patozi përgjigjet shkurt: “Në kushtet që Berisha ka bërë zgjedhjen e tij rrjedhimisht është një ndarje dhe nga Berisha”.

Por a është edhe Berisha po aq përgjegjës së Basha?

“Sali Berisha ka bërë zgjedhjen e tij, qoftë dhe e gabuar është zgjedhja e tij. Ai ka zgjedhur Lul Bashën si pasuesin e vet. Ajo që unë nuk pranoj tek Berisha, nuk mund të bëj njeriun që po lutet apo përgjërohet për bashkim, ka mungesë sinqeriteti. Nëse ai do bashkim, duhet që të ushtronte presion mbi përzgjedhësit” – tha Patozi.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI