Flash

Hetimet për Tahirin rikthejnë opozitën në kuvend

Lapsi.al 1 May 2018
Hetimet për Tahirin rikthejnë opozitën në kuvend

Vendimi i DSIK për të mos e bllokuar më çertifikatën e sigurisë për deputetët e opozitës, ka rikthyer normalitetin në punimet e kuvendit, pas bojkotit të punës së komisioneve që nga protesta e kuksianëve të arrestuar.

Deputetëve iu dha akses për dokumentat sekrete të çështjes "Tahiri" pasi denoncuan publikisht bllokimin e DSIK, sipas opozitës me urdhër të Edi Ramës.

Komisioni Tahiri do të jetë i vetmi ku do të jenë të pranishëm deputetët e opozitës, që këtë muaj presin zhvillime të forta politike. Një ditë më parë, Lulzim Basha iu tha në një mbledhje me dyer të mbyllura se “Retë që kanë nxirë qiellin, do të shpërthejnë shumë shpejt”, ç'ka sipas opozitës përkthehet në skandale të tjera të qeverisë Rama.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI