Flash

Astrit Patozi drejt krijimit të një partie të re (rrëfen edhe propozimin për Topallin)

Lapsi.al 30 April 2018
Astrit Patozi drejt krijimit të një partie të re (rrëfen

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka zbuluar në intervistën dhënë për emisionin “Real Story” në Vizion Plus të dhëna për të ardhmen e tij politike. Ai bëri të qartë se nuk e sheh më veten në Partinë Demokratike me Lulzim Bashën në krye duke hedhur idenë e krijimit të një partie të re.

“Ideja është që 250 mijë demokratë apo edhe qytetarë të tjerë që të përfaqësohen. Nuk u dogj Shqipëria se u mbyll karriera ime politike, por unë mendoj se ka shumë të rinj dhe të reja që kanë shumë për ti dhënë këtë vendi. Unë mendoj se ka njerëz që ngrenë zërin duhen të bashkohen.

Lëvizja do ketë përballë PD-në? Një lëvizje e tillë do të ketë përballë Lulzim Bashën dhe Edi Ramën. Lulzim Basha është shtojcë e Edi Ramës. Kanë dështuar lëvizjet e dala nga PD? Unë them që politika është dinamike. Çdo gjë ndryshon. Ne nuk po ikim nga PD, se na kanë vrarë pa gjyq nga Partia Demokratike.

A do mblidhen në këtë lëvizje edhe fraksionet e tjera të shkëputur më herët nga PD? Këto janë pazare të vogla që bëhen pa hanxhinë. Ne po flasim për një gjë hipotetike, që është ende si ide” – tha Patozi.

Patozi zbuloi për herë të parë se i kishte kërkuar Jozefina Topallit të kandidonte përballë Bashës, por ajo nuk kishte pranuar.

“I kam kërkuar Jozefina Topallit për të kandiduar për të marrë drejtimin e PD, por ajo nuk pranoi. Me zonjën Topalli kam qenë bashkë dhe shpresoj që të jemi dhe më vonë. Unë them se PD e Bashës nuk ka asnjë lidhje me PD që unë kam jetuar. Unë shpresoj që të jemi bashkë me Topallin.

Unë jam gati të mbështes çdo njeri që ka një mendim me alternativen që unë mendoj se i duhet Shqipërisë. Unë ftoj të gjithë kolegët, që të mos vihemi më me rolin e atij që qëllon nga jashtë Lulzim Bashën. Nuk presim më këtë shqiptarët nga ne” - tha Patozi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI