Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

(EMRAT) Njihuni me dy "bosat" shqiptarë që u kapën me 1 ton kokainë në Spanjë

Lapsi.al 1 May 2018
(EMRAT) Njihuni me dy "bosat" shqiptarë që u kapën me 1

Nuk kapen përditë shqiptarë me 1.5 milionë euro kesh dhe 1 ton kokainë. Shifrat e lajmit që erdhi dje nga Spanja ishin të habitshme dhe menjëherë ngjallën kuriozitet për emrat e dy "bosave" nga Shqipëria që luajnë me sasi të tilla parash dhe kokaine. Emrat janë zbuluar sot nga mediat spanjolle, që raportojnë se shqiptarët e arrestuar janë Julian Deblini dhe Dritan Gradica.

Mbeten për t'u zbuluar në orët e ardhshme gjeneralitetet e këtyre dy personave, lidhjet e tyre në Shqipëri dhe e kaluara në vendin tonë.

Të arrestuarit e tjerë jane Rubén Paz Ciprian Muñoz (spanjoll) dhe Rubén del Castillo de la Torre, Cuenca.

Kjo organizatë, sipas informatave nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, kishte shqiptarë që jetonin në Spanjë, të cilët futnin sasi të mëdha të kokainës nga Kolumbia përmes fluturimeve charter dhe transportoheshin në “valixhe të zeza dhe të mëdha”.

Droga ishte markuar me logon ‘CR7’, ndërkohë që anetarët e bandës kishin role të përcaktuara qartë që nga fillimi i punës. Madje disa anetarë të bandës kishin trajmin ushtarak dhe ishin të përgatitur për çdo situatë.

“Në materialin provë të mbledhur, ishte e qartë se disa nga anëtarët e akuzuar të kësaj strukture të trafikimit të drogës kishin trajnime ushtarake dhe ishin te prirur për dhune”, ka thënë Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI