Flash

Ngjarje e rëndë në Krujë, 34-vjeçari përdhunon 6-vjeçarin në fshatin Shkozë e Madhe

Lapsi.al 1 May 2018
Ngjarje e rëndë në Krujë, 34-vjeçari përdhunon

Një 34-vjeçar nga Kruja është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se ka përdhunuar bashkëfshatarin e tij, një 6-vjeçar në fshatin Shkozë e Madhe, njësia administrative Thumanë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në datën 28 prill, ndërsa policia raporton se ka vënë në pranga autorin e dyshuar shtetasin D. Toci, rreth 34 vjeç.

6-vjeçari është gjetur i lënduar dhe me hematoma në trup nga banorë të zonës. Ka qenë 6-vjeçari që u ka treguar ptindërve të tij për atë që i kishte ndodhur.

Të tronditur, prindërit i janë drejtuar policisë duke denoncuar Tocin, ndërsa blutë arrestuan të riun deri në sqarimin e rrethanave.

“Arrestohet shtetasi D.T. banues në fshatin Shkozë e Madhe Krujë. Ai akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një bashkëfshatarin e tij 6-vjeçar".

Mësohet se 34 vjeçari është me probleme psikologjike dhe ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik të Elbasanit.

Sipas policisë, ai nuk ka pranuar të ketë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 6-vjeçarin.

Nga ana e policisë vijojnë hetimet dhe pritet akti i ekspertit mjeko-ligjor në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI