Flash

Braçe sulmon Top Channel: Lajmet për rritjen e çmimit të bukës "shantazh" dhe "të turpshme"

Lapsi.al 1 May 2018
Braçe sulmon Top Channel: Lajmet për rritjen e çmimit të

Top Channel ka raportuar ditët e fundit për shqetësimet e disa prodhuesve të produkteve të brumit në lidhje me energjinë elektrike. Disa prej tyre paralajmërojnë rritjen e çimeve, me argumentin se për furrat e bukës është rritur çmimi i energjisë elektrike, por OSHEE reagoi dje duke thënë se kjo nuk është e vërtetë dhe se Top Channel kishte shtrembëruar intervistat që kishte marrë.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe iu bashkua reagimit të OSHEE duke bërë disa akuza të rënda ndaj Top Channel, të cilin e akuzoi për shantazh.

Sipas tij, pas raportimeve të Top Channel qendrojnë interesa të biznesmenëve të caktuar.

“Nuk ka arsye të rritet çmimi i bukës!

Fare!

Te pakten jo per shkak te cmimit te energjise elektrike!

Çmimi i energjisë elektrike për furrat e bukës nuk ka ndryshuar e nuk ndryshon.

Kemi vendosur politikisht dhe ai vendim qendron ne fuqi!

Kush po fshihet pas biznesit te bukepjekjes, per te bere biznes tjeter, pa asnje diskutim qe do paguajë si cdo biznes tjeter, jo si furre buke!

Pyetja me te cilen Top Channel po kerkon te krijoje nje furtune ne gote, eshte teresisht abuzive dhe per kete arsye e turpshme.

Nese ti ju thua bukepjekesve, “po u rrit cmimi i energjise, a do rritet cmimi i bukes”, pa asnje diskutim qe ata “po” do pergjigjen.

Por, cmimi i energjise elektrike per bukepjekesit nuk ndryshon!

Ka vendim per kete.

Kjo do te thote se, nuk ka asnje arsye qe bukepjekesit te rrisin cmimin e bukes!

Kush tjeter qe vec bukepjekesit ben edhe biskota, pasta, byrek me gjize apo me presh, do paguajë cmimin e energjise qe eshte i njejte per te gjithe.

Nese nuk do, atehere te ndaje biznesin e bukepjekjes nga ai i byrekut me gjize apo presh.

Shantazh me buken-cmimin e saj per te bere biznes tjeter falas, nuk mund te bej dot kush”, shkruan deputeti socialist.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI