Flash

Kapet tjetër sasi e madhe droge, policia italiane sekuestron 2 ton hashash, 4 shqiptarë në pranga

Lapsi.al 30 April 2018
Kapet tjetër sasi e madhe droge, policia italiane sekuestron 2 ton hashash,

Një sasi e madhe droge është kapur sot në Itali. Policia italiane sekuestroi 2 ton në detin Adriatik, ndërsa në pranga ranë 4 shqiptarë.

Në kuadër të operacionit të ndërmarrë nga Guardia Di Financa sot gjatë natës, përveç sasisë së madhe të hashashit, u sekuestrua edhe një kallashnikov.

Aksioni u mbajt në afërsi të Salentos, ndërkohë që policia u vu në ndjekje të një mjeti lundrimi.

Ndonëse ky i fundit nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, Guardia Di Financa arriti ta ndalonte anijen.

Katër shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, do të mbrohen nga avokati Cosimo Rampino.

Të tjera detaje pritet të dalin në dritë nga operacioni në fjalë.

Sakaq, në Spanjë u arrestuan 2 shqiptarë, pasi u kapën duke transportuar 1 ton drogë, ndërsa ishin pjesë e një grupi të strukturuar.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI