Flash

Vrasja në Kamëz, familjet braktisin dy grabitësit në sallën e gjyqit

Lapsi.al 30 April 2018
Vrasja në Kamëz, familjet braktisin dy grabitësit në

Gjykata Penale ka lënë në burg pa afat dy autorët e vrasjes gjatë tentativës së grabitjes në Kamëz në datë 24 Prill, Vladimir Kurti dhe Rrushdi Hoda. Kurti në tentativë grabitje vrau pronarin e marketit Agim Buci, ndërsa gruaja mbeti e plagosur. Hoda është bashkëpunëtor në krim.

Autori i krimit Vladimir Kurti u shfaq i penduar në sallën e gjyqit. Asnjë pjestar i familjes së dy grabitësve nuk ishte në dallën e gjyqit.

Më herët, babai i Vladimir Kurtit u shpreh pas ngjarjes se e ka mohuar të birin, ndërsa kërkoi që të varet për krimin që ka bërë. Pamjet filmike të automjetit të Hodës ishin prova e parë që çuan në identifikimin e të dyshuarve. Sipas prokurorisë, ka qenë Kurti që i ka thënë Hodës se do të shkonin që të vidhnin dhe para se të shkonin te dyqani i Agim Bucit, Vladimiri i ka dhënë Rrushdiut një thikë, një palë dorashka dhe një kapuç.

Para se të futeshin në dyqan, Vladimir ka nxjerrë pistoletën, ndërsa Rrushdiu thikën duke u futur në dyqan. Vladimiri është afruar tek kasa për të marrë lekët, aty ndodhej edhe fëmija i Agim Bucit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI