Flash

Deputeti i partisë së Merkelit: Çështja ‘Tahiri’ kusht për negociatat, i pakënaqur me përgjigjen e Ramës

Lapsi.al 30 April 2018
Deputeti i partisë së Merkelit: Çështja

Reporteri i Grupit të CDU-së për Shqipërinë në Parlamentin gjerman jep arsyet pse negociatat e Shqipërisë me BE-në nuk duhet të hapen tani pa plotësuar disa kushte.

Në një intervistë për “Panorama”, deputeti i partisë së kancelares Merkel, Thorsten Frei, argumenton se negociatat duhet të hapen kur te kenë kaluar vetingun gjyqtarët e niveleve të larta dhe të Apelit. Duke komentuar çështjen “Tahiri”, Frei thotë se maxhoranca në Shqipëri parandaloi hetimet, duke mos ia hequr plotësisht imunitetin ish-ministrit të Brendshëm.

“Po, unë e adresova çështjen “Tahiri” përsëri. Sërish unë nuk mbeta i kënaqur me përgjigjen nga z.Rama. Kundër ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Tahiri, ekziston një dyshim i fortë korrupsioni në sajë të informacioneve nga Policia italiane. Meqë shumica e Parlamentit shqiptar nuk kishte dëshirë të hiqte tërësisht imunitetin e Tahirit, hetimet e plota mbi këtë çështje janë parandaluar. Nga këndvështrimi im, bëhet e qartë se procedurat dhe ligjet ekzistuese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kundër politikanëve dhe nëpunësve civilë të nivelit të lartë aplikohen me më pak përpikëri. Por të gjithë duhet të jenë të barabartë përpara ligjit. Këto çështje vendosin besueshmërinë e të gjitha përpjekjeve të Shqipërisë. Ky është gjithashtu një kriter thelbësor për ne kur flasim mbi kohën e duhur për të hapur negociatat e anëtarësimit”- thote ai.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI