Flash

Akuza e gazetës serbe “Kurir”: Shqiptarët e kontrollojnë futbollin në Serbi

Lapsi.al 30 April 2018
Akuza e gazetës serbe “Kurir”: Shqiptarët e

Gazeta serbe Kurir ka paralajmëruar një seri të shkrimeve përmes të pretendon se do të zbulojë një skandal në futbollin serb, ku pretendohet se një grup i organizuar kriminal shqiptarësh të udhëhequr nga vëllezërit Osmani, ka kryer aktivitete ilegale duke përfshirë edhe transferimin e lojtarëve. Hetimi thuhet se është pjesë bashkëpunimit më shërbimin sekret të një vendi Perëndimor.

“Mafia shqiptare paratë e pista të fituara nga tregtia me drogë dhe armatim, por nga transferimi i lojtarëve serbë, ‘i pastron’ paratë në Serbi, ndërsa një pjesë të madhe të këtyre parave e përdorë për ndarjen e shtetit, shkruan në paralajmërimin e Kurir. Kjo gazetë ka paralajmëruar një seri të shkrimeve të titulluar “Mafia e Futbollit”, ndërsa pretendon se “do të zbulojë se si organizata kriminale e shqiptarëve e udhëhequr nga klani Osmani, kontrollon shumicën e ndodhive në futbollin serb, në ç’mënyrë kanë marrë një pjesë të udhëheqjes në klubet tona më të mëdha, e poashtu kontrollojnë transferimet e futbollistëve dhe realizojnë fitime milionëshe”.

Në ditët në vazhdim, Kurir paralajmëron që do të zbulojë se si funksionon “grupi kriminal shqiptar, mënyrën si i kontrollon transferimet në futboll, me cilat shërbime të huaja po punohet ngushtë, cili klub serb përdoret për pastrimin e parave të mafias, përmes cilëve menaxherë kanë hyrë në tregun serb…”. Sipas artikullit, shërbimet sekrete serbe dyshojnë se lidhja me futbollin serb është agjenti shqiptar që jeton në Beograd, Fali Ramadani.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI