Flash

Mashtrimi me miliona euro/ Nis bllokimi i pikave të karburanteve të “Gulf”

Lapsi.al 29 April 2018
Mashtrimi me miliona euro/ Nis bllokimi i pikave të karburanteve të

Në Korçë ka nisur bllokimi i pikave të karburantit të “Gulf”. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bllokuar 2 pika karburantesh në fshatin Libonik përgjatë aksit Korçë-Maliq dhe një pikë në qytetin e Korçës. Bllokimi nga Hetimi Tatimor pas skandalit te mashtrimit nga “Gulf”.

Mashtrimi I kësaj kompanie llogaritet në vlerën e 5 milionë eurove. “Gulf” e nisi aktivitetin e vet në Shqipëri në shator të vitit 2013 me krijimin e shoqërisë “Sun Petroleum”. 6 muaj më vonë, në shkurt të vitit 2014, shoqëria u ble nga kompania “offshore” “Universal Energy Group”, duke krijuar kështu një skemë zinxhir kompanish guaskë, përmes së cilës nuk mund të arrihet tek pronarët e vërtetë.

Ndërkohë, më 9 mars, administratori gjeorgjian i kompanisë Irakli Svanidze dha dorëheqjen për arsye që thuhet se janë personale.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI