Flash

Basha: Pas Kuvendit, shpërndahemi në çdo qytet dhe fshat deri në largimin e qeverisë

Lapsi.al 29 April 2018
Basha: Pas Kuvendit, shpërndahemi në çdo qytet dhe fshat deri

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar disa orë pas përfundimit të punimeve të Kuvendit të PD, ku u miratua dhe statuti i ri.

Në një postim në Facebook, Basha ka thënë se Kuvendi sot është tregues i guximit për të ndryshuar.

"Kuvendi ynë Kombëtar është tregues i guximit tonë për të ndryshuar: duke ndryshuar kulturën tonë, ne do të ndryshojmë të gjithë politikën. Pas miratimit të statutit të ri në këtë Kuvend, ne do të shpërndahemi në çdo qytet dhe fshat të Shqipërisë, për të vazhduar betejën kundër së keqes, betejën pa kthim, deri në largimin e kësaj qeverie.

Dhe për të ndarë me njerëzit e thjeshtë një mesazh besimi, që ditët tona më të mira i kemi përpara" shkroi Basha në rrjetet sociale.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI