Flash

Akuzohet se ngacmoi nxënësen 11-vjeçare, dëshmia e mësuesit: Nuk e kam puthur as prekur, kot më akuzojnë

Lapsi.al 30 April 2018
Akuzohet se ngacmoi nxënësen 11-vjeçare, dëshmia e

Policia e Delvinës ka arrestuar mësuesin e shkollës së fshatit Kasasë, i cili është akuzuar nga një nxënëse e tij 11 vjeçe se e kishte puthur në buzë. Blutë shkuan në banesën e arsimtarit 58- vjeçar Neshat Tepelena dhe e arrestuan atë vetëm pak orë pasi ngjarja është denoncuar në media nga nëna e së miturës.

Shtetasja Morena Aldini theksoi dy ditë më parë se vajza e saj A.A. refuzonte të shkonte në shkollë pas ngjarjes. Sipas saj, ngjarja kishte ndodhur rreth dy muaj më parë, por për shkak të frikës së paragjykimeve për të bijën, ajo e kishte mbajtur atë të fshehtë.

Mësuesi i cili e ka mohuar akuzën e prindit të fëmijës, duke theksuar se është i pafajshëm. Specialistë të hetimit në Policinë e Delvinës e kanë marrë në pyetje për orë të tëra të akuzuarin e dyshuar për veprime të turpshme me të miturën, por ai në asnjë moment nuk ka pranuar.

Ata kot më akuzojnë. Keni bërë gabim që më keni sjellë këtu. Jam fare kot këtu. Nuk e kam puthur as prekur. Vajza ka qenë për disa vite radhazi nxënësja ime, që nga klasa e parë dhe tani është në të pestën. Edhe herë të tjera e kam thirrur këtë nxënëse, por edhe nxënëse të tjera në klasë për probleme të ndryshme të klasës. Mua edhe mund të më ndaloni, po shumë shpejt do të më lironi se jam i pafajshëm, pasi po akuzohem kot për një gjë që nuk e kam kryer kurrë”, - është shprehur mësuesi i arrestuar në Policinë e Delvinës.

 

 

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI