Flash

Vrasja në Kamëz, vëllai i Agim Bucit: Nuk i falim grabitësit, ishte akt terroristësh!

Lapsi.al 30 April 2018
Vrasja në Kamëz, vëllai i Agim Bucit: Nuk i falim

Familja Buci nuk do ta falë vrasjen e 53 vjeçarit, pavarësisht braktisjes që i ka bërë familja ekzekutorit. Pas intervistës që dha babai i Vladimir Kurtit, që e quajti të birin një monstër që duhet dënuar me varje, ka folur vëllai i viktimës. Ai tregoi për gazetarët se fëmija 6 vjeç që pa ngjarjen, ende nuk e di se i ati i ka vdekur. Familja është e shqetësuar për faktin se çfarë traume të dytë mund të përjetojë ai pasi i vogli po pret që i ati të dalë nga spitali, ku "po operohet"

Vëllai i viktimës i është drejtuar publikisht, babait të Vladimir Kurtit që të ta vrasë vetë të birin kriminel, jo të bëjë thirrje ta vrasë shteti. "Nëse ka rritur monstër dhe e dënon, atëherë le ta vrasë vetë. Këto akte i bëjnë vetëm terroristët. I ati ta çonte të birin në polici para se të vriste një familje. Dhe ai vetë të shkojë në burg se s'ka rritur fëmijë të mirë."

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI