Flash

Kryeprokurori i përkohshëm/ A tha të vertetën kandidatja Arta Marku?

Lapsi.al 13 December 2017
Kryeprokurori i përkohshëm/ A tha të vertetën kandidatja

Në seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, kandidatja për kryeprokurore të përkohshme, Arta Marku, deklaroi se nuk është proceduar asnjëherë për shkelje në punë gjatë karrierës së saj si prokurore. 

Por, faktet tregojnë të kundërtën. Marku në vitin 2008 është paditur nga ministri i Drejtësisë së asaj kohe, Enkelejd Alibeaj.

Alibeaj kishte zbuluar se nje i dënuar kishte vuajtur 2 muaj e 13 dite me shume burg, per arsye se dy prokurorët nuk kishin ekzekutuar vendimin penal te tij. Bëhet fjalë për prokurorët e Shkodrës, Arta Marku dhe Brahim Dragjoshi, shkruante Koha Jonë në 2008.

Problemi i mbajtjes më shumë në qeli të të dënuarve u evidentua edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila akuzonte Prokurorinë e Përgjithshme për mosekzekutim të vendimeve penale. Asokohe, Ina Rama që drejtonte Prokurorinë e Përgjithsme nuk mori masa ndëshkimore për dy prokurorët e Shkodrës në shkelje.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI