Flash

Kandidati i parë për kryeprokuror të përkohshëm tregon prioritetin e tij

Lapsi.al 13 December 2017
Kandidati i parë për kryeprokuror të përkohshëm tregon

Prokurori Arqile Koça, i pari që paraqiti kandidaturën dhe platformën e tij pra anëtarëve të Komisionit të Ligjeve, u shpreh se prioritet i jep zbatimit të reformës në drejtësi.

Koça, i cili ka qenë prokuror në Devoll, Korçë dhe tani në Prokurorinë e Përgjithshme, u shpreh se Prokurori i Përgjithshëm duhet të marrë kompetencat sa i takon zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Ai shtoi se me rëndësi është rritja e bashkëpunimit mes organit të prokurorisë, policisë dhe gjykatave.

 “Jam kujdesur për integritetin profesional dhe moral. Kam marrë pjesë në çështje të rëndësishme penale. Kam marrë pjesë në çështjen e Gerdecit, në atë të vrasjes së Azem Hajdarit.

Sa i takon pozicionit për të cilin garoj, do të thoja se është me rëndësi që të ecet përpara me zbatimin e reformës në drejtësi. Prokurori i Përgjithshëm duhet të marrë kompetencat sa i takon zbatimit të Reformës në Drejtësi. Ajo që ka rëndësi është një përmirësim i bashkëpunimit mes organit të prokurorisë, policisë, dhe gjykatave” - u shpreh Koça.

Në seancën dëgjimore nuk marrin pjesë deputetët e PD-së dhe LSI-së, të cilët e cilësojnë atë si anti-kushtetuese. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI