Flash

"Faleminderit Shuaip" shikoni si i përdorin fëmijët në shkollën e Konispolit

Lapsi.al 13 December 2017
"Faleminderit Shuaip" shikoni si i përdorin fëmijët

Një grup prej 30 fëmijësh, nxënës të shkollës 9 vjeçare të Xarrës, në Konispol janë nxjerrë në hyrjen e godinës duke mbajtur në duar nga një fletë për të krijuar parrullën ku shkruhej: FALEMINDERIT SHUAIP

Shuaipi është kryetari i Bashkisë së Konispolit, Shuaip Beqirit meqënëse ka nisur punën kaldaja e shkollës. Mirënjohja për Shuaipin bëhet sikur ai t'i ketë nxjerrë nga xhepi paratë për kaldajën e shkollës.

Shuaip Beqiri ne fushate bashke me kryeministrin Edi Rama

Të miturit janë përdorur nga drejtuesit e shkollës për t'iu servilosur dhe për t'i bërë qejfin kryetarit të Bashkisë, por nuk përjashtohet mundësia që ky i fundit ta ketë kërkuar vetë një foto të tillë. Po t'i hedhësh një sy profilit të shkollës në rrjetet sociale del se falenderimet për Shuaipin janë rutinë dhe gjithnjë shoqërohen nga fotot e fëmijëve. Shuaipi është zyrtari i dytë që falenderohet si në kohën e "Xhaxhit Enver". Të parët që e hapën lojën ishin policët që shkruanin "Faleminderit Saimir".©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI