Flash

Show i Finos dhe Vasilika Hysit për zgjedhjen e kryeprokurorit

Lapsi.al 13 December 2017
Show i Finos dhe Vasilika Hysit për zgjedhjen e kryeprokurorit

Një histori që filloi si teatër rrezikon të mbarojë në të njëjtën mënyrë. Kjo po ndodh në komisionin e ligjeve që do të shqyrtojë kandidaturat për kryeprokuror të përkohshëm.  Sikur mos kishin dëgjuar deklaratat që LSI dhe PD kanë bërë gjatë gjithë ditës anëtarët socialistë kanë vendosur të bëjnë rrolin e tolerantit dhe të shtyjnë mbledhjen gjoja për të pritur opozitën.

Anëtarja e Komisionit, Vasilika Hysi është shprehur se do të ishte mirë të ishin të pranishëm edhe kolegët opozitës dhe për këtë ka kërkuar që të shtyhet seanca për pak më shumë se 10 minuta.

E njëjta kërkesë është bërë edhe nga deputeti Bashkim Fino. Në këtë situatë kreu i Komisionit, Ulsi Manja edhe pse hodhi poshtë kërkesën e Hysit, pas ndërhyrjes së Finos vendosi të ndërpresë seancën për 15 minuta.

Kuptohet se e gjithë mizanskena ka qenë e parapregatitur për të krijuar idenë e tolerancës kur ska shqiptar qe nuk e di se opozita ka rrefuzuar pjesmarrjen në një farsë që do të zgjedhe një kryeprokuror militant.©

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI