Flash

Rritet niveli në Liqenin e Fierzës, me ujin vijnë edhe mbeturina

Lapsi.al 13 December 2017
Rritet niveli në Liqenin e Fierzës, me ujin vijnë edhe mbeturina

Niveli i ujit në liqenin e Fierzës është rritur ndjeshëm këto ditë, ashtu siç nuk parashikohej. Por bashkë me prurjet kanë mbërritur dhe mbeturinat. Liqeni i Fierzës po tejkalon parashikimet. Niveli i tij po rritet çdo ditë dhe duket një situatë e kënaqshme dhe deri tani lehtësisht e menaxhueshme për KESH.

Edhe 16 metra i duhen për në kuotën maksimale, dhe që nga reshjet e fundit është rritur me të paktën 11 metra.

Bashkë me prurjet e shumta të ujit, te cilat i kalojnë 2000 metër kub në sekonde, lumenjtë kanë sjellë edhe materiale ndotëse në liqen, përfshirë ato plastike, lëndë drusore e mbeturina të ndryshme. Erërat e ditëve të fundit i kanë larguar drejt bregut e gjireve të fshehta të liqenit. Peshku duket se është me bollëk dhe peshkatarët kanë shfrytëzuar këto ditë për gjueti,duke i hedhur rrjetat dy herë në ditë./abc

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI