Flash

Pamjet e frikshme të erozionit në Shëngjin, si po e shkatërron "ligji i më të fortit"

Lapsi.al 13 December 2017
Pamjet e frikshme të erozionit në Shëngjin, si po e

Një reportazh i medias belge, RTL ka sjellë shqetësimin nga erozioni i jashtëzakonshëm i bregdetit shqiptar. “Deti po gëlltit bregun. Ky nuk është një film, por po ndodh në Europë, në veri të Shqipërisë” shkruhet në video-montazhin e publikuar në profilin në Facebook, ku prezantohen pamje nga bregu i detit Adriatik.

Ndërkohë në reportazhin e medias belge sillen dëshmi të banorëve apo të peshkatarëve që tregojnë si janë përmbytur brigjet për shkak të shpyllëzimit masiv dhe nxjerrjes së kripës nga deti. Edhe ndërtimet pa kriter kanë luajtur rolin e tyre në këtë masakër ekologjike. Në 427 km breg, 154 janë prekur nga erozioni, ndërkohë që deti avancon me një shpejtësi 20 m në vit.

“Është ligji i më të fortit”, shkruan RTL në videon e saj duke shtuar se nëse nuk merren masa të menjëhershme, vendi në të cilin ata ndodhen, pikërisht në Shëngjin do të zhduket.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI