Flash

Blushi refuzon konferencën për zgjedhjet: Dhunuesit flasin më shumë se viktimat!

Lapsi.al 13 December 2017
Blushi refuzon konferencën për zgjedhjet: Dhunuesit flasin më

Kreu i LIBRA, Ben Blushi sulmoi ambasadorët, ndërsa ka refuzuar konferencën e OSBE-se për votimin elektronik, e cila u mbaj paraditen e sotme ne Tiranë.

Me një shënim në faqen e tij në FB, Blushi thote se “Nuk harroj dot bisedat e stërzgjatura me të gjithë ambasadorët, që po flasin sot në këtë konferencë. Pa përjashtim secili prej tyre ishte kundër futjes së teknologjisë në votim…”

Reagimi i Blushit

PSE REFUZOJ KONFERENCËN E OSBE

Ironi e madhe kur shikoj se të gjithë ata që penguan votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhjet e fundit të Qershorit, sot kanë organizuar një konferencë mbi Teknologjitë e Reja të Votimit. Nuk harroj dot bisedat e stërzgjatura me të gjithë ambasadorët, që po flasin sot në këtë konferencë. Pa përjashtim secili prej tyre ishte kundër futjes së teknologjisë në votim, aq sa njërit prej tyre u detyrova ti bëj këtë pyetje: Kush i organizon zgjedhjet, ju apo ne? Këtë pyetje do tu bëja edhe sot, por duke e ditur përgjigjen refuzova ti përgjigjem ftesës për të marrë pjesë në një Konferencë, ku dhunuesit flasin më shumë se viktimat. Meqë ra fjala, dua ti kujtoj të gjithëve se nga 65 kuti që KQZ hapi në Tiranë, LIBRAs i ishin vjedhur mbi 90 vota. LIBRA rezultoi me fakte partia më e vjedhur në zgjedhjet e 25 Qershorit. Nëse votat do i kishte numëruar një makinë elektronike, LIBRA do kishte të paktën një mandat. Por me këmbënguljen e ambasadorëve votat në Shqipëri nuk i numëroi makina, por doganierët, taksidarët, hipotekarët dhe telendarët. LIBRA është e vetmja parti që ka paditur disa numërues, që ende punojnë në administratë me bindjen, se asnjë prokuror nuk do hetojë krimin zgjedhor në Shqipëri dhe asnjë ambasador nuk do kritikojë prokurorët, që nuk inkriminojnë ata që vodhën votat.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI