Flash

Emiljano Shullazi kërcënon prokuroren e çështjes: Kam inçizime për ty!

Lapsi.al 13 December 2017
Emiljano Shullazi kërcënon prokuroren e çështjes: Kam

Emiljano Shullazi deklaron se disponon përgjime ku prokurorja mëson dëshmitarët se çfarë të thonë në gjyq.

"Kemi incizime për ju kur mësoni dëshmitarët sesi të flasin në Gjykatë" i ka thënë Shullazi prokurores gjatë seancës gjyqësore sot. Në seancë u bë ballafaqimi i noteres Aida Spahiu dhe biznesmenit Ylvi Beqaj. Dy prokurorët e çështjes janë Elisabeta Imeraj dhe Eneid Nakuçi.

Shkak i ballafaqimit janë bërë deklarime kontradiktore të tyre në lidhje me kërcënimet që sipas prokurorisë, ata kanë marrë nga Emiljano Shullazi.

Seancën e kaluar avokatët e Shullazit kanë kërkuar pushimin e çështjes duke akuzuar se prokurorët nuk janë seriozë në përfaqësimin e çështjes në gjykatë. Prej muajsh në Gjykaten e Krimeve të Rënda ka nisur shqyrtimi i dosjes për Emiljano Shullazin dhe katër anëtarët e tjerë të grupit, të akuzuar për disa vepra të rënda penale që nga gjobëvënia e deri te kërcënimi për jetën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI