Flash

Habit kandidatja për Prokurore e Përgjithshme, nuk përmend dot asnjë çështje hetimore

Lapsi.al 13 December 2017
Habit kandidatja për Prokurore e Përgjithshme, nuk përmend dot

Arta Marku, prokurore në Shkodër përflitet prej kohësh si një nga kandidatet e projektuara nga socialistët për në postin e Prokurores së Përgjithshme. Në dëgjesën përballë deputetëve socialistë, Arta Marku është pyetur nëse mund të përmendte një çështje të rëndësishme që kishte mbrojtur në gjykatë, por ajo nuk mundi të thotë asnjë.

"Unë kam qenë pjesë e njësisë së përbashkët hetimore në Shkodër. Roli im ishte koordinimi i punës. Kam pasur çështje që numërohen me gishtat e dorës dhe nuk i kam përfaqësuar vetë në gjykatë" është shprehur Arta Marku.

E pyetur se cili ishte zyrtari më i lartë i akuzuar nga njësia hetimore ku ka punuar Marku, ajo përmendi 4 këshilltarë të bashkisë së Shkodrës të cilët gjykata i kishte shpallur të pafajshëm.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI