Flash

'Jeruzalemi', ky është niveli i përfaqësimit të Shqipërisë në Konferencën Islamike

Lapsi.al 13 December 2017
'Jeruzalemi', ky është niveli i përfaqësimit

Organizata e Bashkëpunimit Islamik u mblodh sot në një seancë të jashtëzakonshme për të unifikuar qëndrimin pas vendimit të SHBA-së për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Si një ndër 56 vendet anëtare të kësaj organizate, dhe Shqipëria u përfaqësua në mbledhjen e sotme, por në nivel të ulët. I pranishëm aty ishte vetëm ambasadori shqiptar në Turqi, Gent Gazheli. Vendi ynë nuk ka ende një qëndrim zyrtar mbi zhvillimet e reja në Lindjen e Mesme pas vendimit të presidentit Trump për Jeruzalemin. Sot Organizata e Bashkëpunimit Islamik u bëri thirrje të gjithë vendeve në botë që të njohin Jeruzalemin si kryeqytet të Palestinës.

©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI