Flash

Donald Lu i ashpër me Llallën, e quan “prokurori që nuk ndjek asnjë penalisht”

Lapsi.al 12 December 2017
Donald Lu i ashpër me Llallën, e quan “prokurori që nuk

Në një aktivitet të organizuar nga Avokati i Popullit, ambasadori amerikan Donald Lu është treguar i ashpër me Adriatik Llallën në ikje, duke e konsideruar si “prokurori që nuk ndjek askënd penalisht”. Ambasadori tha se i kishte bërë thirrje palëve të punojnë bashkë për të zgjedhur një prokuror të ri të përkohshëm, pasi mandati i Llallës përfundoi në 7 dhjetor.

“Sistemi i ri nuk mund të ketë një Prokuror të Përgjithshëm që nuk ndjek askënd penalisht. Ky vend nuk mund të hyjë në BE nëse vazhdon të ketë shkallën më të ulët të ndjekjes penale të krimeve të rënda në Europë. I kemi bërë thirrje qeverisë dhe opozitës të punojmë së bashku për të gjetur një zëvendësues të përkohshëm të prokurorit të përgjithshëm të cilit i përfundoi mandati 5 vjeçar me 7 dhjetor. Të dy palët duhet t’i japin fund epokës kur Prokurori i Përgjjthshëm mbron politikanët e korruptuar".

Ndërkohë që PS po shkon drejt zgjedhjes së një prokurori vetëm me votat e Partisë Socialiste, amabsadori amerikan është ende optimist se koha kur politika manipulonte drejtësinë, ka marrë fund. Shpresën e fundit, ambasadori e ka tek SPAK dhe BKH.

“Reforma në drejtësi po hyn në një çast vendimtar, komisionet e vettingut dhe vëzhguesit ndërkombëtar kanë punuar shumë, së shpejti ata do të përfundojnë çështjet e para të vettingut. Kjo do të sjellë krijimin e organeve të tjera të reformës në drejtësi, përfshirë SPAK dhe BKH. Shqiptarët presin me padurim për drejtësi dhe politikanët kanë frikë. Disa politikanë kanë thënë së fundmi se reforma në drejtësi ka vdekur. Ajo nuk ka vdekur por mundësia që politikanët e fuqishëm të kontrollojnë dhe manipulojnë sistemin e drejtësisë është pothuajse e vdekur. Sistemi i vjetër i drejtësisë mbrojti njerëzit me pushtet dhe pasuri përmes korrupsionit dhe ndikimit politik” tha Donald Lu.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI