Flash

Investimet e huaja bien me 4.2% për 9-mujorin, ç’do të ndodhë pas mbarimit të TAP?

Lapsi.al 12 December 2017
Investimet e huaja bien me 4.2% për 9-mujorin, ç’do të

 Investimet e huaja direkte që kanë hyrë në ekonomi në 9 muajt e parë të vitit kanë shfaqur tendencë rënëse, duke paralajmëruar mbarimin e projekteve të mëdha, si ai i gazjsllësit TAP dhe HEC-eve, që po ndërtohen mbi lumin Devoll.

Sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë, për 9 mujorin investimet e huaja arritën në 677 milionë euro, me një rënie prej 4.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ritmet e rënies janë ngadalësuar, pasi tremujori i tretë ka shfaqur një rigjallërim të investimeve. Për periudhën korrik-shtator u investuan 299 milionë euro, njësoj sa në tremujorin e tretë të një viti më parë, por me rritje të ndjeshme në krahasim me dy tremujorët e parë (179 mln euro në të parin dhe 199 milionë euro në të dytin).

Investimet e huaja  ishin kryesisht të përqëndruara në sektorin e energjetikës (59%) hidrokarbureve (12%) dhe ndërmjetësimit financiar (12%).

Nga do rriten investimet

Në periudhën 2015-2016, investimet e huaja shënuan rritje të djeshme, të ndikuara nga punimet për ndërtimin e projektit TAP dhe HEC-in e Devollit.

Por, shqetësimi lidhet me faktin që këto dy projekte janë afatshkurtra në kohë dhe kërkohet diversifikim në afatin e mesëm. FMN uli së fundmi me 0.4 pikë përqindjeje pritshmërinë për rritjen ekonomik të vendit gjatë vitit të ardhshëm, pikërisht për këtë arsye.

Banka Botërore, FMNN dhe Komisioni Europian kanë tërhequr vazhdimisht nevojën e diversifikimit të investimeve të huaja dhe burimeve të rritjes së Shqipërisë.

Sipas tyre, përfundimi i projekteve të mëdha dhe një rënie e çmimeve të lëndëve të para mund të përbëjë rrezik për rritjen, nëse nuk tërhiqen investime të qëndrueshme në aktivitete me vlerë të shtuar më të lartë do ta integronte ekonominë më mirë në zinxhirët e furnizimit global, për të rritur produktivitetin dhe për të krijuar më shumë vende pune dhe më të mira në të gjithë ekonominë./ Monitor

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI