Flash

Gara për Kryeprokuror, sot afati i fundit i kandidatëve për aplikime

Lapsi.al 12 December 2017
Gara për Kryeprokuror, sot afati i fundit i kandidatëve për

Dita e sotme është afati i fundit i lënë në dispozicion për kandidatët për të aplikuar për Prokuror të Përgjithshëm të përkohshëm. Afati përfundimtar skadon në orën 18:00, ndërsa më pas do të jete një Komision që do të kontrollojë kandidatët. Vendi vakant i mbetur në krye të organit të akuzës, pas skadimi të mandatit të kryeprokurorit Adriatik Llalla, ka bërë që shumë nga prokurorët që plotësojnë kriteret të shprehin interesin për këtë post.

Burime të Ora News bëjne me dije se ndër emrat që pritet të shprehin interes për të qene në krye të organit të akuzës, deri në krijimin e Këshilli të Lartë të Prokurorisë, është ai i Olsian Çelës, aktualisht prokuror të Krimet e Rënda. Çela ka qenë një nga bashkëpunëtorët e afërt ish-kryeprokurores Ina Rama e cila i kishte besuar edhe kreun e kësaj prokurorie gjatë kohës që ajo ishte në krye të organit të akuzës. Po nga kjo prokurori pritet të aplikojnë edhe prokuror të tjerë si Besnik Muçi apo Henrik Ligori.

Ndërkohë nga Prokuroria e Tiranës një tjetër emër që flitet se do të kandidojë është edhe ai i prokurorit Dritan Rreshka, i cili ka mbajtur për disa vite postin e ish kreut të Task-Forcës, ndërsa aktualisht shtron detyren në këtë prokurori si prokuror i thjeshtë. Ferdinand Elezi, kreu i prokurorisë së Apelit të Durrësit është një tjetër kandidat që ka shprehur interes për kete post, i cili mësohet se ka qenë i pari që ka dorëzuar në Kuvend dokumentacionin. Edhe prokurorja Arta Marku, e cila aktualisht është prokurore në Prokurorinë e Shkodrës.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI